Telegrafi

La Gazzetta dello Sport – Goli i Shaqirit, më i miri në histori të Kampionateve Evropiane (Video)

Gazeta më e njohur italiane ka lavdëruar golin e Xherdan  Shaqirit.

Sipas tyre ky është goli më i bukur i shënuar ndonjëherë në Kampionatet Evropiane.

Anësori gjilanas shënoi me gërshërë nga 16 metra duke i dhuruar Zvicrës vazhdimet.

Zvicra u eliminua pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/