Telegrafi

La Coruna nuk kishte pranuar të paguante 12 milionë euro për Ronaldon

Ish-presidenti i Deportivos La Coruna, Augusto Cesar Lendoiro ka zbuluar se e kishin refuzuar Cristiano Ronaldon kur i kishte 18 vjet.

Para se të largohej nga Sporting CP për tek Manchester United, Ronaldo iu ofrua skuadrës tjetër spanjolle.

“Beci (Eduardo Lopez Beci), sekretari teknik i Deportivos në atë kohë, po e shikonte Cristiano Ronaldon dhe na alarmoi. Pamë videot e tij kur kishte 18 vjet dhe pyetëm për çmimin”.

“Ata donin 11-12 milion euro dhe marrëveshja përfundoi sepse nuk arritëm të akord. Lojtari që kemi paguar më së shumti në atë kohë ishte Rivaldo, i cili na kushtoi gjashtë milionë euro”.

“Cristiano ishte një fëmijë që nuk e dinim se çfarë mund të bënte, megjithëse, ajo që vërejtëm ishte spektakolare, por Manchester United erdhi dhe pagoi dymbëdhjetë milionë”, shtoi ai.

Ndryshe, Ronaldo kaloi nga Real Madridi tek Juventusi verën e kaluar për 112 milionë euro. /Telegrafi/