Site icon Telegrafi

Kyriakos Mitsotakis infektohet me coronavirus në mes të fushatës zgjedhore në Greqi

Ish-kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes videove të publikuara në llogaritë personale në Instagram dhe TikTok.

Lexo po ashtu Kush është Kyriakos Mitsotakis, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në Greqi?

“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë të këndshme, por ndonjëherë kanë një çmim. Sot bëra një test për coronavirus dhe jam pozitiv, kështu që do të më duhet të qëndroj në shtëpi për disa ditë”, tha lideri i Demokracisë së Re.

Diagnoza nënkuptonte se ai duhej të shtynte një udhëtim në malin Athos, të cilin kishte planifikuar ta vizitonte.

Ai tha se do të vazhdojë fushatën përmes rrjeteve sociale deri sa të del negativ. Në maj të vitit të kaluar, ai rezultoi pozitiv me COVID-19 pas një udhëtimi në Stamboll.

Lexo po ashtu Greqia me kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja parlamentare

Ndryshe, Mitsotakis në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arriti të fitonte shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë e re dhe për këtë do të ketë zgjedhje të reja më 25 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version