Pandemia e Coronavirusit ka ndryshuar goxha çdo aspekt të jetës. Ne po punojmë të gjithë nga shtëpia, shkollohemi nga shtëpia dhe po i lajmë duart si kurrë më parë.
Në të gjitha vendet, qytetarët dh
e bizneset po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar, përfshirë shumë nga markat kryesore të bukurisë që kanë filluar të përdorin objektet dhe fabrikat e tyre për të prodhuar dezinfektues duarsh shumë të nevojshme.
Kompania e Kylie Jenner, Kylie Cosmetics ka vendosur të ndihmojë po ashtu, transmeton Telegrafi.
Më 31 Mars, kompania njoftoj se përveç $ 1 milion Kylie Jenner që iu ka dhuruar profesionistëve të kujdesit shëndetësor, ajo dhe Kris Jenner kanë krijuar partneritet me Coty, që zotëron një aksion të madh në Kylie Cosmetics, për të prodhuar dezinfektues duarsh për spitalet në Kaliforninë Jugore.
“Dezinfektuesit e duarve do t’u dhurohen punonjësve të urgjencës dhe kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët në vijat e para të krizës aktuale të shëndetit COVID-19,” tha një përfaqësues në një deklaratë.
Kylie dhe Kris kanë treguar mbështetje dhe kanë qenë të shpërndar udhëzime në rrjetet sociale që nga fillimi i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/