Rastet pozitive me COVID-19 vazhdojnë të rriten te skuadra e PSG-së, e cila aktualisht është ndër më të goditurat në Evropë.
Sipas France Football, lojtari i fundit i ekipit parisien që është infektuar me coronavisur është Kylian Mbappe.
Ai aktualisht është bashkë me kombëtaren franceze dhe të shtunën e kaluar ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Suedisë, ku edhe shënoi gol.
Mbappe i bashkohet emrave si Neymar, Icardi, Di María, Paredes, Keylor Navas dhe Marquinhos, që po ashtu janë të prekur.
Tashmë janë shtatë futbollistë të PSG -së që kanë rezultuar pozitivë me coronavirus dhe të gjithë këta lojtarë janë titullar në skuadër.
I riu Mbappe është asimptomatik, por do të humbasë ndeshjen tjetër të Les Bleus ndaj Kroacisë. /Telegrafi/