Kylian Mbappe po vazhdon me formën e tij në Ligën e Kampionëve, duke realizuar dy herë ndaj Club Brugge.
PSG me të filluar takimi arriti të shënojë me Mbappe që gjeti rrjetën në minutën e 2-të.
Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri për ta futur topin në rrjetë.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1468276193816244224
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë personal në minutën e 7-të të takimit.
Francezi mori një pasim nga Angel di Maria për ta kthyer në gol për 2-0.
https://twitter.com/IFAST29/status/1468277565655818240
Me këto dy realizime, Mbappe shkon në kuotën e katër gola dhe ka edhe tre asistime këtë vit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/