Telegrafi

Kylian Mbappe ka shënuar një nga golat më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Tifozët brenda Parc des Princes mbetën të befasuar të dielën, kur Kylian Mbappe shënoi një nga golat më të lehtë dhe më të çuditshëm të karrierës së tij deri më sot.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi golin e tij të 42-të këtë sezon në ndeshjen e tyre në Ligue 1 kundër Loreint.

Enzo Le Fee hapi rezultatin për skuadrën e Regis Le Bris në fazat fillestare, por Mbappe barazoi me një sekuencë të çuditshme që përfshiu atë duke i vjedhur topin portierit Yvon Mvogo.

Lexo po ashtu PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, Mvogo e vendosi topin pa asnjë kujdes në tokë dhe pak çaste më vonë, Mbappe rrëmbeu topin me shpejtësi dhe futi atë në rrjetë.

Mbappe ishte i lumtur me këtë gol të shënuar, derisa lojtarët e Lorient nuk pajtoheshin me veprimin e francezit, por goli qëndroi. /Telegrafi/