Telegrafi

Kylian Mbappe: Ende nuk kemi ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe beson se Paris Saint-Germain nuk është ende në nivelin për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Futbollisti francez thotë se parisienët, pavarësisht investimeve të mëdha financiare, ende janë pas klubeve më të mëdha në Evropë, por që është në rrugën e duhur.

“PSG nuk ka ndalur në rritje që kur erdhi pronari i ri dhe lojtarët po përparojnë së bashku me klubin. Mund të mendojmë më vonë për të fituar Ligën e Kampionëve, ky është hapi i fundit dhe në mënyrë natyrale do të vijë dita. Ne kemi potencial dhe në një moment do t’ia arrijmë qëllimin. Nuk jam i sigurt që tani është koha”, tha Mbape për ESPN.

Mbappe, ylli i së ardhmes

Futbollisti më i mirë i botërorit foli edhe rreth marrëdhënies së mirë me sulmuesin brazilian, Neymar.

“Kam biseduar me të para se të arrij në PSG, ai e dinte se do të vijë. Nuk kishin komunikim të mirë, para së gjithash sepse nuk flisnim rrjedhshëm anglisht, por tani kemi marrëdhënie të mira. Pjesa tjetër po vjen”, përfundoi Mbappe.

Lexo po ashtu Mbappe: Nuk dua të krahasohem me të tjerët, dëshiroj të bëj storien time jetësore

PSG aktualisht zë pozitën e tretë në Grupin C të Ligës së Kampionëve me pesë pikë, aq sa ka edhe Napoli gjersa lideri Liverpooli ka një pikë më shumë.

Ndryshe, Mbappe kaloi në radhët e kampionit në fuqi francez për shumën e 180 milionë eurove nga skuadra rivale e Monacos. /Telegrafi/