Ai është një nga gjyqtarët më të njohur, i cili për shumë vite drejton drejtësi në nivelin më të lartë të futbollit anglez.
Mike Dean gjykoi ndeshjen e rivalëve lokal të qytetit të Manchesterit, Unitedit dhe Cityt.
Dean ka bërë një veprim të pazakontë para fillimit të ndeshjes, e cila gjë po bëhet hit në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Ai nuhat për së afërmi këmishën e kolegut të tij, duke zbuluar se ai është parfumosur me parfumin e linjës ‘David Beckham’.
Ndryshe, United përmes golit të Juan Matas triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Citizens në Kupën e Ligës. /Telegrafi/
60% of the time, Mike Dean knows your scent every time https://t.co/cP71nThRRH
— James Dart (@James_Dart) October 26, 2016