Site icon Telegrafi

Ky ushtrim tendos fytyrën, formëson dhe thekson mollëzat – bëhet për katër minuta në ditë, dhe inkurajon bukurinë dhe rininë!

Ka ushtrime të ndryshme të jogës për fytyrën, të tilla si kur fytyra juaj duket më e hollë, por edhe ushtrime kundër rrathëve të errët të syve

Tani po ju sjellim një ushtrim të thjeshtë që tendos fytyrën dhe thekson mollëzat, transmeton Telegrafi.

Duke e praktikuar këtë ushtrim rregullisht, ju mund të krijoni një pamje natyrale të formës në fytyrën tuaj.

Ju mund t’i bëni ato çdo ditë, dhe keni nevojë për vetëm 4 minuta.

Ushtrimi është i mrekullueshëm sepse aktivizon të gjithë muskujt e fytyrës, madje edhe qafën. Fytyra juaj lëvizet, duke aktivizuar muskujt e nofullës, mjekrës, mollëzave dhe faqeve.

Ushtrimi kryhet duke i vendosur buzët në formën e një buzëqeshjeje të gjerë, dhe pastaj hapni dhe mbyllni me vrull gojën, si në videon më poshtë.

Është e rëndësishme të mos ngryseni dhe të mos i mbyllni sytë ndërsa bëni stërvitjen, sepse nuk do të arrini efektin e duhur.

/Telegrafi/

Exit mobile version