Rruga deri te trupi i hollë kurrë nuk ka qenë më e lehtë
Vetëm një ndryshim i vogël në ekzekutim të këtij ushtrimi do të japë rezultate fenomenale dhe do të aktivizojë bash çdo muskul në trup.
Pos kësaj, do t’ju lirojë nga dhembjet e shpinës dhe do të përmirësojë qëndrimin, transmeton Telegrafi.
Qëndrimi i kundërt forcon muskujt e shpinës, stomakut, kofshëve dhe duarve, të gjitha këto për vetëm katër minuta në ditë.
Ky ushtrim zëvendëson orët e kaluara në palestër, ndërkaq rezultatet e para do t’i vëreni vetëm pas një muaji. I bën muskujt më të fortë dhe më të qëndrueshëm, përmirëson dukjen e tërësishme të trupit dhe liron nga dhembjet, të gjitha këto me investim minimal të kohës.
Përfundimisht ia vlen të provohet.
Në video-xhirimin në vazhdim shikoni si duket një trening dhe ushtrimi i fuqishëm:
/Telegrafi/