Telegrafi

Ky do të ishte formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Jose Mourinhos (Foto)

football-rex.jpg

Jose Mourinho pritet të punësohet si trajner te skuadra angleze e Manchester Unitedit.

Por, strategu portugez tashmë ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit, duke shpenzuar shumë mund për të ndërtuar ekipe të tilla si Chelsea, Inter dhe Real Madrid.

Është e vështirë që të përfshihen të gjithë futbollistët që kanë qenë nën urdhrat e portugezit, por mediat kanë krijuar formacionin më të mirë të mundshëm të futbollistëve që ka pasur në dispozicion portugezi, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Si portier është përzgjedh Petr Cech, ndërsa para tij në fazën mbrojtëse gjenden Zanetti, Carvalho, Terry dhe Ashley Cole.

Gjersa mesfusha përbëhet prej Makaleles, Sneijder, Lampard dhe Ozil, në fazën e sulmit gjenden Ronaldo dhe Drogba. /Telegrafi/