Telegrafi

Ky super sulmues zëvendëson Ibrahimovicin te PSG

epa04927212 Munich's Robert Lewandowski celebrates after scoring the 1-1 equalizer during the German Bundesliga soccer match between Bayern Munich and FC Augsburg in Munich, Germany, 12 September 2015. EPA/ANDREAS GEBERT (EMBARGO CONDITIONS - ATTENTION: Due to the accreditation guidelines, the DFL only permits the publication and utilisation of up to 15 pictures per match on the internet and in online media during the match.) Dostawca: PAP/EPA.

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain në fund të stinorit si lojtar i lirë.

Por parisienët nuk janë duke qëndruar duar kryq dhe po mendojnë për zëvendësimin e tij.

Në Gjermani janë të sigurt për largimin e Robert Lewandowskit nga Bayern Munichu, ndërsa kanë shkruar se destinacioni i ardhshëm i polakut është Parisi.

Sipas medieve gjermane trajneri i PSG-së, Laurent Blanc ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës Lewandowskin si zëvendësim për suedezin Ibrahimovic.

PSG është duke bërë gati një ofertë prej 70 milionë euro për transferimin e Lewas në ‘Parc De Princes’. /Telegrafi/