Telegrafi

Ky pritet të jetë sezoni i Berishës

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha rikthehet titullar me ekipin e tij të Lazios. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, Lazio mori një fitore 1:0 ndaj Brighton në Angli.

Berisha u bë protagonist që në minutën e tretë të lojës duke shpëtuar portën pas një gjuajtje me kokë nga Murray.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Morrison në minutën e 27-të të lojës. Sipas shtypit italian, sfida u ndoq nga rreth 10 mijë tifozë.

Më herët është folur për një largim të mundshëm të Berishës nga Seria A. Por me sa duket aktivizimi i tij që nga minuta e parë me Lazion është një sinjal që portieri kuqezi është në planet e ekipit kryeqytetas, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, mediat italiane kanë publikuar edhe disa foto edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili shihet në prezencë të përfaqësuesve të tjerë të klubit në fushën e blertë.