Site icon Telegrafi

Ky pritet të jetë lojtari i ri i ekipit të CS:GO – NIP

(Foto: HLTV)

Ekipi suedez NIP së fundmi kanë shfaqur interesim për lojtarin e akademisë të ekipit Na’Vi, Daniil “headtr1ck” Valitov.

Ky lajm vjen pasi lojtari danez ‘es3tag’ është vënë në stol muajin e fundit, dhe ekipi suedez është në kërkim të një snajperisti të ri.

Sipas një raporti nga Dexerto, headtr1ck pritet t’i bashkohet NIP në turneun e radhës të CS:GO, Blast Premier Spring Groups.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtar një nënshkrim në mes të ekipit dhe talentit ukrainas, siç duket kjo do të ndodhë së shpejti.

Sipas raportit, dyshja e akademisë Linus “nilo” Bergman dhe Max “maxster” Jansson janë gjithashtu në listën e paraqitur nga NIP për BLAST Premier Spring Groups.

Nëse marrëveshja realizohet, NIP do të jenë si më poshtë:

Fredrik “REZ” Sterner

Hampus “⁠hampus” Poser

Ludvig “⁠Brollan” Brolin

Aleksi “⁠Aleksib⁠” Virolainen

Daniil “⁠headtr1ck” Valitov

 

/Telegrafi/

Exit mobile version