Ylli brazilian Neymar është shumë pranë kalimit te Paris Saint-Germain.
Me Neymar në skuadër Paris Saint-Germain do të ketë një prej sulmeve më të forta në Evropë.
Së bashku me brazilianin, në fazën e sulmit pritet të luajnë edhe Edinson Cavani e Angel Di Maria.
PSG këtë vit do të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin ka vite që e kërkon.
Neymar e ka njoftuar Barcelonën se e dëshiron largimin, ndërsa klubi e ka lënë të lirë që të gjejë skuadër.
Kusht për kalimin e tij te PSG mbetet që klubi francez ta paguajë klauzolën prej 222 milionë euro. /Telegrafi/