Site icon Telegrafi

Ky mund të jetë formacioni startues i Juves (Foto)

Duke pasur parasysh se Bianconerët tashmë e kanë në skuadër Alvaro Moratan dhe të transferuarin tjetër, Paulo Dybala, Goal sjell formacionin e mundshëm të Juves në sezonin e ardhshëm.

Krahas Tevezit, pritet të largohet edhe Fernando Llorente, ndërsa emrat e rinj që mund të vendosen në bankën rezervë të bardhezinjve për fazën ofensive (krahas Kingsley Coman dhe Roberto Pereyra) janë edhe Simone Zaza e Domenico Berardi që janë në negociata për t’u transferuar.

Mesfusha e Juves është mjaft e pasur me Paul Pogba, Arturo Vidal, Claudio Marchisio, i porsatransferuari Sami Khedira, Simone Sturaro, Kwadwo Asamoah dhe Andrea Pirlo që megjithatë pritet të largohet.

Mbrojtja duket se do të mbetet e pandryshuar nga sezoni që lamë pas, pos që Martin Caceres mund ta sfidojë Stephan Lichtsteinerin në pozitën e mbrojtësit të djathtë. /Telegrafi/

Exit mobile version