Ishulli Hashima, rreth 15 kilometra nga qendra e Nagasaki, ka një të kaluar të trazuar dhe të errët.
Njihet me pseudonimin “Battleship” (për shkak të formës së saj) dhe minierat nënujore të qymyrit që ishin funksionale gjatë industrializimit të Japonisë.
Qymyri u zbulua për herë të parë rreth vitit 1810 dhe ishulli prej gjashtë hektarësh ishte ‘mbipopulluar’ nga viti 1887 deri në 1974.
Në kulmin e saj në vitin 1959, ajo kishte mbi 5200 banorë, shumë prej të cilëve ishin robër lufte, raporton LadBible.
Por, le të kthehemi në të kaluarën. Grupi Mitsubishi bleu minierat e lartpërmendura në 1890 për të siguruar karburant për industrinë në rritje të ndërtimit të anijeve.
Kompania ndërtoi apartamente, një spital, një shkollë, një teatër dhe objekte të tjera për minatorët dhe familjet e tyre.
Minatorët kishin një detyrë të vështirë – çdo ditë ata zbrisnin 900 metra nën sipërfaqen e detit për të nxjerrë qymyr dhe në temperatura mbi 37 gradë Celsius, raporton Business Insider.
Nga vitet 1930 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, minatorët vuajtën nga aksidentet, rraskapitja dhe kequshqyerja.
Një vrasës i shpeshtë ishte sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga përzierja e ajrit të detit dhe tymrave nga minierat.
Kur qymyri “u tha” në vitet 1974, njerëzit u shpërngulën dhe ishulli ka qenë i zbrazët që atëherë. Ndërtesat e braktisura të banimit dhe ndërtesat e tjera janë ende të dukshme sot.
Hashima u hap për publikun në vitin 2009 dhe shpejt fitoi statusin e një atraksioni botëror. Organizohen ture turistike, ku vizitohen lokacione nga filmi i James Bond “Skyfall”. /Telegrafi/