Gianluigi Buffon ishte i pafat në ‘Euro 2016’, pasi përkundër disa intervenimeve mahnitëse gjatë rrugëtimit drejt çerekfinales, Italia u eliminua.
Pas një kohe të gjatë, Azzurrët pësuan nga Gjermania, kësaj radhe pas ekzekutimit të penaltive.
Kapiteni Buffon aktualisht është 38 vjeçar, ndërsa në kampionatin e ardhshëm do të ketë 42 vjet dhe vështirë se mund ta përfaqësojë kombëtaren në atë turne.
Mirëpo, ai është zotuar se do të jetë pjesë e Italisë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/