Xabi Alonso ka konfirmuar në një konferencë për shtyp këtë pasdite se ai do të mbetet trajner i Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit nga Bayern Munich dhe Liverpool.
Trajneri i Leverkusenit është përkujdesur t’i shuajë të gjitha spekulimet duke i qëndruar besnik klubit nga Bundesliga, edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ne kemi pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen time. Doja të përdorja pushimin ndërkombëtar për të reflektuar dhe marrë një vendim. Javën e kaluar, pata një takim shumë të mirë dhe informova klubin vendimin tim për të vazhduar të jem trajner”, ka thënë fillimisht Alonso në konferencën për shtyp.
“Ky është vendi i duhur për mua për t’u zhvilluar si trajner. Unë jam trajner i ri dhe tani ndjej se ky është vendi i duhur për mua. Lojtarët më kanë dhënë shumë arsye për të vazhduar të besoj në ekip. E ndjej punën time këtu”.
Xabi Alonso stays our head coach for next season! 🖤❤️#Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/ih3UjOpt6F
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) March 29, 2024
“Ky është sezoni im i parë i plotë si menaxher. Kam ende shumë gjëra për të provuar. Ndihem i qëndrueshëm në klub dhe me ekipin. Kam ndarë mendimet e mia me lojtarët dhe menaxhmentin. Duhet ta shijojmë këtë sezon. Do të jetë vërtet intensive, por shpresojmë të kënaqshme”.
Alonso gjithashtu zbuloi se ai mori vendimin e tij për të qëndruar në Leverkusen javën e kaluar.
“Ky ishte afati im. Më duhej të vendosja atëherë, dhe më pas ishte e rëndësishme ta ndaja me të gjithë. I informova lojtarët këtë mëngjes në bisedën e ekipit. I jam mirënjohës Leverkusenit që besojnë tek unë”.
“Ky vit ka qenë i mrekullueshëm. Le të shohim se sa larg mund të arrijmë. Duam të luftojmë për gjëra të rëndësishme. Ne gjithashtu duam të mbajmë bërthamën e ekipit sezonin e ardhshëm”.
💬 #Alonso: "This is my first full season as a manager. I still have a lot of things to prove and to experience. Right now, I have situation where I feel really stable and happy."#B04TSG | #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/rTm3k1RiWZ
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) March 29, 2024
Alonso refuzoi të flasë për lidhjet me Bayernin dhe Liverpoolin.
“Nuk do të ishte korrekte që unë të flisja për klube të tjera, por me siguri ato janë klube me të cilat kam lidhje të forta. Por, kjo ka të bëjë më shumë me bindjen time që jam në vendin e duhur në Leverkusen dhe ne duam të vazhdojmë të rritemi së bashku”.
“Nuk mund të fillojmë të spekulojmë për të ardhmen. Tani për tani po e shijoj jetën në Leverkusen”, përfundoi trajneri 42-vjeçar. /Telegrafi/