Franca ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të evropianit të futbollit Euro 2016.
Francezët triumfuan me rezultat 2:1 kundër Rumanisë në një ndeshje ku shkëlqeu Dimitri Payet.
Megjithatë një mesfushor tjetër francez shkëlqeu sa i përket statistikave, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për N’Golo Kanten, mesfushorin shkatërrues të kampionit të Ligës Premier, Leicester Cityt.
Kante kishte 92 për qind të pasimeve të sakta, ndërsa ka ndërprerë pesë sulme të rumunëve.
Mesfushori 25-vjeçar pati edhe tre topa të vjedhur, kurse krijoi një rast të mirë për francezët. /Telegrafi/