Site icon Telegrafi

Ky futbollist asnjëherë në karrierë nuk ka humbur me Francën

Franca dhe Portugalia po takohen në finalen e evropianit te futbollit.

E pikërisht francezët kanë në radhët e veta një futbollistë që asnjëhere në karrierë nuk ka humbur apo barazuar me kombëtaren.

Bëhet fjalë për N’Golo Kanten, i cili ka tetë paraqitje me kombëtaren, ku në të gjitha ka shijuar fitoren.

Në tetë ndeshjet sa është paraqitur, Franca ka shënuar 21 gola.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të aktivizohet pasi që 45 minutshi i parë përfundoi pa gola. /Telegrafi/

 

Exit mobile version