Telegrafi

Ky është vendimi i madh nga Mourinho për Januzajn

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Manchester United me të vetmin qëllim për ta kthyer në maje të futbollit evropian gjigantin anglez.

Strategu portugez do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, por së fundmi i ka kumtuar edhe lajmin e shumëpritur Adnan Januzajt.

Sipas asaj që ka lajmëruar e përditshmja angleze ‘The Sun’, trajneri portugez ka mbetur i kënaqur nga Januzaj në stërvitjet dy javore te United.

Lexo po ashtu Mkhitaryan: Po tentojmë të ndjekim urdhrat e Mourinhos

Kështu që kosovari me pasaportë belge sipas të gjitha gjasave do të mbetet në United edhe për stinorin e ri.

Në kohën sa ishte trajner holandezi Louis Van Gaal, Januzaj kishte hapësira të pakta për ta treguar vetën.

Lexo po ashtu Klubet angleze kërkojnë Jamesin e Realit

Ndërkohë ai u huazua në Borussia Dortmund por pa arritur të tregojë diçka nga talenti i tij.

Me Mourinhon si trajner, pritet shpërthimi i mesfushorit anësor nga Istogu në Ligën Premier. /Telegrafi/