Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Manchester United me të vetmin qëllim për ta kthyer në maje të futbollit evropian gjigantin anglez.
Strategu portugez do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, por së fundmi i ka kumtuar edhe lajmin e shumëpritur Adnan Januzajt.
Sipas asaj që ka lajmëruar e përditshmja angleze ‘The Sun’, trajneri portugez ka mbetur i kënaqur nga Januzaj në stërvitjet dy javore te United.
Kështu që kosovari me pasaportë belge sipas të gjitha gjasave do të mbetet në United edhe për stinorin e ri.
Në kohën sa ishte trajner holandezi Louis Van Gaal, Januzaj kishte hapësira të pakta për ta treguar vetën.
Ndërkohë ai u huazua në Borussia Dortmund por pa arritur të tregojë diçka nga talenti i tij.
Me Mourinhon si trajner, pritet shpërthimi i mesfushorit anësor nga Istogu në Ligën Premier. /Telegrafi/