Befasi ka pasur edhe në zgjedhjen e trajnerit të muajit në kampionatin spanjoll.
Edhe pse patën paraqitje të mira dhe fituan nga tre ndeshje, La Liga nuk ka zgjedhur as Zinedine Zidanen e Real Madridit dhe as Luis Enrique i Barcelonës.
Por, është trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, i cili është zgjedhur trajner i muajit tetor në La Liga, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, zgjedhja e Sampaolit është e merituar, pasi argjentinasi gjatë këtij muaji ka marrë 10 pikë nga katër ndeshje, me tri fitore dhe një barazim. /Telegrafi/