Mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja e butë mbi rroba janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë ëmbëlsi në opinion
Studimi i publikuar në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas sjelljes së tillë.
Nëse e bëni këtë, arsyeja juaj kryesore për shfaqje butësie në publik vërehet në dëshirën që publikisht ta përmirësoni imazhin personal para të tjerëve dhe të tregoni çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik, është përfundim i hulumtimit të sipërpërmendur, transmeton Telegrafi.
Meshkujt e testuar kanë bërë kështu kryesisht për t’u u dukur “bandillë”, ndërkaq femrat për të argëtuar meshkujt apo te pjesëtari i caktuar i gjinisë së kundërt të shkaktojë xhelozi.
Dhe vetëm në vendin e dytë është gjendur dëshira e partnerit që botës t’i tregojë që janë të dashuruar.
Hulumtimi është bërë në Universitetin e Kansasit me 349 persona me orientim heteroseksual midis moshës 17 dhe 35 vjeç.
Psikologët thonë që shumica e çifteve kanë nevojë që të tjerët ta shohin lidhjen e tre në kuptimin pozitiv, prandaj fotografitë e tyre të përbashkëta i publikojnë në rrjetet shoqërore dhe publikisht e deklarojnë dashurinë në Instagram dhe Faceebok. /Telegrafi/