Nëse mendoni se vetëm një kirurg është meritor për dukjen rinore të shumë femrave mbi 50 vjeç, gaboheni
Pothuajse të gjitha gratë që duken më të reja u përmbahen zakoneve të shëndetshme dhe rutinës së detyrueshme të bukurisë, transmeton Telegrafi.
Këto rutina “fshijnë” moshën nga fytyra dhe mbajnë një dukje rinore:
Zgjimi
Për fillimin e duhur të ditës, duhet t’i kushtoni pak kohë vetes në mëngjes kur zgjoheni. Shtrirja është e rëndësishme për të filluar, dhe një masazh i lehtë i fytyrës gjatë larjes. Ky masazh do t’ju zgjojë dhe do të aktivizojë sistemin limfatik, por edhe do t’ju përmirësojë humorin.
Pra, vendosni alarmin dhjetë ose pesëmbëdhjetë minuta më herët se zakonisht për të arritur gjithçka në kohë.
Ushqimi cilësor
Çdo gjë që hani dhe pini do të ndikojë në lëkurën tuaj. Është e nevojshme të hamë mjaftueshëm perime dhe ushqime që janë të pasura me vitaminë A, sepse kjo vitaminë ndikon dukshëm në dukjen e bukur të lëkurës. Natyrisht, nuk duhet të harroni hidratimin – filloni ditën me një gotë ujë, dhe pini të paktën 1.5 litra ujë gjatë një dite.
Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, fytyra juaj do të jetë e lodhur dhe e dehur dhe do të shfaqen rrathë të errët.
Vitamina C
Përveç vitaminës A, vitamina C është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për një pamje rinore. Lufton lëkurën e lodhur dhe radikalet e lira.
Përveç kësaj, vitamina C stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton njollat e pigmentit. Për këtë arsye, shumica e femrave zgjedhin kremrat, përbërësi kryesor i të cilëve është kjo vitaminë. /Telegrafi/