Barazimi mes Tottenhamit dhe Chelseat me rezultat 2-2 i ka mundësuar Leicesterit të shpallet kampion i Ligës Premier.
Ky është një sezon historik për ‘Dhelprat’ pasi ky ishte titulli parë i Ligës Premier në historinë e klubit.
Postimi i parë që klubi anglez e bëri me të përfunduar derbi londinez ishte një fotografi e trofeut me mbishkrimit: “Leicester City, Kampion i Anglisë”.
Leicesteri mban pozitën e parë me 77 pikë, apo shtatë më shumë se Spurs të cilët këtë herë duhet të kënaqen me kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/