Site icon Telegrafi

Ky është parashikimi i motit, për pesë ditët në vijim

Mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, do të na shoqërojë gjatë pesë ditëve të ardhshme, përjashtuar zonat e larta ku mund të paraqiten riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 8-11 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull si rezultat i radiacionit dhe faktorëve tjerë meteorologjikë.

Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe juglindjes me shpejtësi 1 – 6m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version