Ky është momenti tronditës kur një buall i arratisur rrëzon një grua nga skuteri i saj përpara se të lëndojë shtatë të tjerë derisa vërshoi në një qytet kinez.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e këtij ‘kaosi’ u xhiruan në qytetin Yulin të provincës Guangxi më 9 nëntor.
Shtatë persona pësuan lëndime gjatë këtij ‘kaosi’ përpara se policia të rrethonte buallin dhe ta qëllonte për vdekje.
Videoja tregon një grua me motoçikletën e saj që po priste në një kryqëzim kur papritmas shfaqet bualli i tërbuar dhe e rrëzon për tokë.
Në një video tjetër, bualli hyn në një dyqan dhe duket se qëndron për një kohë derisa të dalë jashtë. /Telegrafi/