Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Njëri nga mbrojtësit më të talentuar anglez ka bërë më së shumti gabime.
John Stones është transferuar në Manchester City nga Evertoni për 50 milionë euro dhe llogaritet si e ardhmja e Anglisë.
Një studim në Ligën Premier del që Stones ka bërë 12 gabime në fazën defensive ku janë pësuar pesë gola nga gabimet e tij fatale në 86 ndeshjet e zhvilluara në tri vitet e fundit.
Ndërkohë pas tij renditet ish-bashkëlojtari i tij tek Evertoni, Phil Jagielka me 93 ndeshje të zhvilluara ku ka bërë 11 gabime dhe janë pësuar katër gola nga gabimet e tija direkte.
Edhe në pozitën e tretë është një anëtar i Evertonit i cili është transferuar nga Swansea. Ashley Williams ka zhvilluar 115 ndeshje, ka bërë 11 gabime dhe janë pësuar dy gola nga gabimet e tij.
Duket e pabesueshme por edhe në pozitën e katërt renditet Gareth Barry me 10 gabime dhe tre gola të pësuar. /Telegrafi/
Më poshtë keni renditjen e futbollistëve me më së shumti gabime: