Telegrafi

Ky është lojtari i vetëm që po jep maksimumin në fushë për Cityn sipas Henry

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, ka folur për paraqitjen jo të mirë të Manchester Cityt ndaj Southamptonit.

Henry tani analist në Sky Sport, ka kritikuar paraqitjen e Cityt, por ka lavdëruar një lojtarë në veçanti.

“Kelechi Iheanacho duket se është lojtari i vetëm në fushë që dëshiron të bën diçka për Man Cityn”.

City humbi 4-2 dhe dy golat e vetëm për skuadrën nga Mançesteri erdhën nga Iheanacho. /Telegrafi/