Telegrafi

Ky është lojtari që shoqëroi Bartan në ambulancë rrugës për spital (Foto)

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës kanë ndodhur tri shpërthime.

Tashmë është konfirmuar se Marc Bartra është lojtari i vetëm që është lënduar nga klubi i gjerman nga këto shpërthime.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, lojtari që ka shoqëruar spanjollin me ambulancë në spital është bashkëvendësi i tij Mikel Merino.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth shpërthimit në afërsi të autobusit të BVB-së

Prindërit e Merinos për të përditshëm spanjolle kanë konfirmuar se djali i tyre nuk e dinë se kush ‘ka hedhur objektet’ drejt autobusit të tyre, po ashtu kanë thënë se edhe lojtarë tjerë kanë pësuar dëmtime sipërfaqësore nga xhamat e autobusit të cilët janë thyer.

Lexo po ashtu Tri shpërthime afër autobusit të BVB-së, publikohen edhe pamjet e para të autobusit (Foto)

Takimi do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në ora 18:45, shkruan faqja e Borussia Dortmundi. /Telegrafi/