Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës kanë ndodhur tri shpërthime.
Tashmë është konfirmuar se Marc Bartra është lojtari i vetëm që është lënduar nga klubi i gjerman nga këto shpërthime.
Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, lojtari që ka shoqëruar spanjollin me ambulancë në spital është bashkëvendësi i tij Mikel Merino.
Prindërit e Merinos për të përditshëm spanjolle kanë konfirmuar se djali i tyre nuk e dinë se kush ‘ka hedhur objektet’ drejt autobusit të tyre, po ashtu kanë thënë se edhe lojtarë tjerë kanë pësuar dëmtime sipërfaqësore nga xhamat e autobusit të cilët janë thyer.
Takimi do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në ora 18:45, shkruan faqja e Borussia Dortmundi. /Telegrafi/