Telegrafi

Ky është lojtari i parë që largohet nga Manchester City

Mesfushori, Yaya Toure pritet të jetë largimi i parë nga Manchester City në verë.

Kontrata e mesfushorit me “Qytetarët” mbyllet në fund të sezonit dhe pas 6 vitesh në Mançester, Yaya Toure do të largohet.

Duke folur për mediat britanike agjenti i tij Dimtri Seluk ka thënë se nuk do të rinovojë lojtari i tij.

“Përfundimisht Yaya Toure do të largohet nga City dhe mund ta konfirmoj këtë gjë. Deri më tani kanë ardhur disa oferta nga Anglia dhe po i vlerësojmë, por nuk kemi marrë asnjë vendim”.

Toure ka zhvilluar 260 ndeshje deri më tani me Cityn dhe ka shënuar 72 gola, duke qenë protagonist ndër të tjera në titujt e fituar në sezonet 2011-2012 dhe 2013-2014. /Telegrafi/