Anglia ka arritur të shënojë fitore kundër Uellsit me rezultat 2-1.
Anglezët ishin duke humbur pas pjesës së parë, por u kthyen në pjesën e dytë me dy golat e rezervistëve Jamie Vardy dhe Daniel Sturridge.
Por asnjëri nga këta nuk është zgjedhur lojtari i ndeshjes. Ky epitet i ka takuar mbrojtësit të djathtë të Anglisë, Kyle Walker.
Anglia ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Sllovakisë. /Telegrafi/