Bad News Eagles sot (e enjte) do ta zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë në turneun BLAST Paris Major RMR.
Pas humbjes nga ekipi 1WIN në ndeshjen debutuese, ekipi shqiptar tani do të përballet me ekipin Viperio.
Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte) duke filluar nga ora 20:45 në formatin ‘Bo1’.
Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar pasi janë dukshëm më të mirë duke u bazuar në renditjen botërore të CS:GO.
Për momentin Bad News Eagles janë në serinë e ndeshjeve 0-1 (asnjë fitore, një humbje), dhe ju duhen tri fitore për t’u kualifikuar tutje në Paris.
Ndeshja bNe ndaj Viperio do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST TV në platformën Twitch. /Telegrafi/