Site icon Telegrafi

Ky është kundërshtari i radhës për ekipin Bad News Eagles në turneun e CS:GO me vlerë 300.000 dollarë

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në turneun BetBoom Urbanistic Playlist nesër (e shtunë).

Në këtë ndeshje Bad News Eagles do të përballet me ekipin danez Copenhagen Flames.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles e fituan ndaj ekipit ATK dhe tani të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 1-0.

Ndërkaq ndeshja ndërmjet bNe dhe CPH do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe favorit janë Bad News Eagles me renditje në vendin e 21 –të në botë.

Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch duke filluar nga ora 11:50, nesër (e shtunë). /Telegrafi/

Exit mobile version