Telegrafi

Ky është kundërshtari i radhës i ekipit Bad News Eagles në turneun kualifikues RES Adriatic League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës në turneun kualifikues RES Adriatic League.

Pas fitores ndaj ekipit iDestructrive, Bad News Eagles kanë kaluar në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’.

Në ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do të përballen me ekipin beeers, të cilët nuk janë të renditur në HLTV.

Kjo ndeshje do të zhvillohet, me datën 4 qershor, e diel, duke filluar nga ora 17:00.

Në rast të fitores edhe në këtë ndeshje, bNe do t’i afrohen edhe më shumë kualifikimit tutje për turneun kryesor.

Në këtë turne janë duke garuar tetë skuadra nga Ballkani, për një vend në turneun ESL Pro League Conference. /Telegrafi/