Site icon Telegrafi

Ky është klubi më autokton në Evropë

GIRONA - OSASUNA

Klubi spanjoll ka aktivizuar në fushë vetëm një të huaj, sulmuesin francez Emmnauel Riviere përkundër 97% të futbollistëve spanjollë.

Pjesa tjetër e aktivizuar kanë qenë vetëm futbollistë spanjoll, prej të cilëve tre me dy pasaporta. Pas këtij klubi spanjoll renditen Nancy në Ligue 1 të Francës dhe Athletic Bilbao sërish nga La Liga e Spanjës.

Një një futboll ku mbretëron sovrane perëndimofilia ka edhe nga ato ekipe që gjithsesi ia dalin për të bërë diferencën dhe të mbajnë më shumë se një kockë të fortë me futbollistë autoktonë.

Gjithsesi, duhet të transferohesh në Pamplona të Spanjës, ku klubi i qytetit të Osasunas, ndonëse nuk e kanë shumë zili, mund të krenohet me faktin për të cilin duhet nderuar: plot 97% e futbollistëve në ekip janë me origjinë spanjolle.

Për të huajt vetëm kusuri dhe rolet e margjinalizuara. Ky titull është fituar nga Osasuna pas përllogaritjes së minutave që numërojnë të gjithë futbollistët që kanë zbritur në fushë në këtë pjesë të parë të sezonit, mes ekipeve që aderojnë në kampionatet kryesore të kontinentit, nga Premier League, te Seria A, Ligue1 dhe Bundesliga, duke kaluar përmes La Liga-s spanjolle.

Exit mobile version