Telegrafi

Ky është kampionati me më shumë lojtarë në evropian

Në Francë sipas statistikave të publikuar nga BBC, shumica e lojtarëve do të jenë nga Liga Premier.

103 nga 522 lojtar që do të thotë 20% e lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret e tyre luajnë me ekipe angleze.

Pas Ligës Premier vjen Bungesliga gjermane është kampionati që renditet i dyti në përfaqësim me 57 lojtar.

Pas tyre vijnë Serie A, me 52 lojtarë, Superliga e Turqisë do të përfaqësohet me 35 lojtarë.

Ajo që bie më shumë në sy është La Liga spanjolle që mbahet një nga kampionatet më të fortë në botë, në këtë evropian do të përfaqësohet me 34 lojtar si për habinë e të gjithëve.

Është interesante fakti se nga Liga e dytë e Anglisë (Championship), do të jenë 31 lojtarë në ‘Euro 2016’.