Telegrafi

Ky është gjyqtari më i rreptë i Superligës së Kosovës

Besfort Kasumi i prin listës së gjyqtarëve që kanë ndarë drejtësi në më së shumti ndeshje këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll.

Në 20 xhiro të zhvilluara ka ndarë drejtësi në 13 ndeshje, dy më shumë se gjyqtari më i mirë i vitit 2015, Genc Nuza.

Por Kasumi është bindshëm edhe gjyqtari ‘më i rreptë’ në elitë, bazuar në kartonët e shpërndarë dhe penalltitë e akorduara, shkruan koha ditore.

Në 13 ndeshje sa ishte gjyqtar kryesor, Kasumi ka ndarë plot 82 kartonë të verdhë dhe tetë të kuq, që mesatarisht i bie të ketë ndarë afër shtatë kartonë për ndeshje.

Kasumi në 13 ndeshje ka akorduar pesë penallti.