Sevilla triumfoi në finalen e St. Jacob-Park ndaj Liverpool (3:1) për t’u shpallur kampione e Ligës së Europës për të tretë herë me radhë.
Skuadra spanjolle arriti që ta rikthejë rezultatin, megjithëse, pas pjesës së parë anglezët ishin në epërsi prej një goli.
Pas përfundimit të edicionit, Liga e Europës ka publikuar formacionin e kombinuar më të mirë të këtij edicioni, ku bie në sy prezenca e tre lojtarëve të Liverpool dhe të Sevillas, ndërsa Villareal ka dy futbollistë.
Borussia Dortmund, Athletic Bilbao dhe Shaktar Donetsk përfaqësohen me nga një futbollist. /Telegrafi/