Shorti i Ligës së Kampionëve shfaqet në horizont, ku sot në ora pesë të pasdites, në Nyon, gara më e mirë për ekipe në botë, fillon, me një muaj e një javë me vonesë.
UEFA po bën përpjekje maksimale që muzika e Ligës Kampionëve të mos ndalet së luajturi, megjithëse për momentin me vetëm pak tifozë që mund të hyjnë në stadiume, edhe pse kishte një përvojë të mirë në Superkupë e Evropës në Budapest.
UEFA në edicionin e shkuar u gjend shumë mirë, duke prodhuar një mrekulli si ajo e Lisbonës dhe Këlnit, pasi zhvendosi finalet e tetë më të mirave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në këto vende.
UEFA tani po përdor të gjitha mjetet e mundshme që janë brenda mundësive të saj dhe gjithmonë duke iu nënshtruar vendimeve të qeverive, në mënyrë që gara të jetë e sigurt.
Janë vendosur të gjitha masat e mundshme të sigurisë: udhëtime me fluturime të rezervuara për ekipet, teste para zhvendosjes, qëndrim në hotele dhe dhoma të rezervuara për skuadrat , kontakt minimal me botën e jashtme, kontrolle në hyrje të stadiumit, prania e reduktuar e profesionistëve të ekipit në fushë … dhe kështu me radhë deri në momentin e ndeshjes.
UEFA ka krijuar një kornizë të re ligjore për garën. Për të filluar, fillimi i ndeshjeve do të jetë më 20 tetor, edhe fundi i fazës së grupeve do të zhvillohet në javën e dytë të dhjetorit. Ndeshjet do të luhen në çdo javë rresht. Dy në tetor, dy të tjera në nëntor dhe për me dy ndeshje në dhjetor, shkruan Marca.
Datat e ndeshjeve në fazën e grupeve
Data e ndeshjes 1: 20/21 tetor
Data e ndeshjes 2: 27/28 tetor
Data e ndeshjes 3: 3/4 nëntor
Data e ndeshjes 4: 24/25 nëntor
Data e ndeshjes 5: 1/2 dhjetor
Data e ndeshjes 6: 8/9 dhjetor
Siç e do logjika, UEFA ka futur ndryshime në rregulloren si rezultat i COVID-19.
Nëse një ose më shumë lojtarë ose pjesë e stafit të një klubi dalin në test pozitiv, ndeshja do të zhvillohet përveç nëse autoriteti kombëtar ku ndeshja zhvillohet kërkon që të karantinohet grupi.
Nëse të paktën 13 lojtarët të futur në listën A (përfshirë të paktën një portier) janë në dispozicion, ndeshja duhet të vazhdohet siç është planifikuar.
Nëse janë në dispozicion më pak se 13 lojtarë të listës A ose të paregjistruar dhe një portier, UEFA mund të ri planifikojë ndeshjen për sa kohë që lojtarët mund të kalojnë teste, dhe kufiri i zhvillimet të ndeshjeve të fazës së grupeve është e 28 janari.
Përndryshe, nëse një klub paraqet lojtarë që nuk janë regjistruar në UEFA brenda afateve, por që janë regjistruar në klub, në këto kushte ndeshja do të konsiderohet e humbur 3-0.
Nëse gjyqtari rezulton pozitiv, ai mund të zëvendësohet nga një gjyqtar tjetër.
UEFA pranon vendimin e qeverive në radhë të parë, por klubet duhet të sigurojnë që ndeshjet mund të luhen dhe të ndihmohen edhe nga federatat e tyre për të marr leje nga autoritetet për kufizimet ekzistuese të udhëtimeve si: Mbylljet e kufijve dhe kërkesat për karantinë, në mënyrë që ndeshja ta shkojë sipas planit.
Klubet duhet të jenë të vetëdijshëm për çdo ndryshim ligjor. Nëse është e nevojshme, ndeshja mund luhet edhe në një territor neutral. /Telegrafi/