Site icon Telegrafi

Bad News Eagles vazhdojnë përgatitjet në Poloni para turneut Major

Pas fitores në turneun e CS:GO në Pragë të Çekisë, ekipi Bad News Eagles ka udhëtuar për në Poloni në fshatin Siadlo Dolne për t’u përgatitur për turneun kualifikues për Majorin që do të mbahet në Brazil.

Vendi ku ekipi shqiptar është duke zhvilluar praktiken është fantastik, dhe ndodhet në një fshat në Poloni.

Për momentin Bad News Eagles janë duke kaluar në një formë të mirë, pasi arritën që të fitojnë shumën prej 20.000 dollarësh në turneun TipSport Prague në Pragë të Çekisë.

Bad News Eagles në Majorin e kaluar arritën që të futen në Legends Stage, dhe qëllimi i këtij bootcampi është që të përmirësojnë lojën e tyre ekipore që të arrijnë edhe më lart.

Ekipi shqiptar pritet që në këtë bootcamp të qëndroj për rreth dhjetë ditë, ku më pas me datën 4 tetor do të zhvilloj ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues për Major, Europe RMR A, ku do të përballet me ekipin turk Eternal Fire. /Telegrafi/

 

Exit mobile version