Paraqitja e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery kundër AC Milan, la pa fjalë ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry.
17-vjeçari tregoi talentin e tij kundër kuqezinjve, duke dhënë dy asistime në fitoren 3-0 të Les Parisiens në Ligën e Kampionëve.
Henry, i cili është gjithashtu në krye të ekipit të Francës U-21, foli për potencialin e madh të të riut pas ndeshjes.
“Mënyra sesi Warren Zaire-Emery po luan, është normale të drejtosh shfaqjen vetëm në moshën 17-vjeçare. Ai ishte i vetmi që mbajti pozicionin e tij në St James’ Park. Ai ishte i mrekullueshëm […] Qielli është kufiri”.
“Unë kurrë nuk kam parë një lojtar kaq të ri të jetë kaq i pjekur. Zakonisht, ju keni të rinj që luajnë si sulmues që bëjnë diferencën. Por kur luan në mesfushë për një ekip si PSG, duhet të përshtatesh. Është e rrallë për të parë një lojtar kaq të ri në atë pozicion”, ka thënë Henry për CBS Sports.
Tutje Henry ka shpjeguar se pse lojtarit të ri ia ka dhënë shiritin e kapitenit te Franca U21.
“I dhashë shiritin për të ditur nëse mund të drejtonte ekipin dhe të fliste. Kjo ishte mënyra ime për të parë nëse ai mund ta bënte këtë, dhe më besoni, ai mundet. Ky djalë nuk ka kufij”, përfundoi Henry.
Zaire-Emery bëri debutimin e tij me PSG-në si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligue 1 sezonin e kaluar. Ai ishte lidhur me një largim nga kryeqyteti francez, megjithatë, PSG refuzoi ofertat.
Zaire-Emery dhe PSG do të jenë sërish në aksion në fundjavë kur të udhëtojnë në Stade Brest të dielën, më 29 tetor. /Telegrafi/