Site icon Telegrafi

Kvara me mesazh emocionues i kërkon falje tifozëve të Napolit: E kam të vështirë t’iu shoh me lot në sy

Khvicha Kvaratskhelia është lojtari kryesor i Napolit këtë edicion, por ndoshta edhe fajtori kryesor për eliminimin e skuadrës italiane nga Liga e Kampionëve.

Sulmuesi gjeorgjian humbi penalltinë pranë rezultatit 0-1 dhe u pa me lot në sy në fund të ndeshjes.

Tani ka ardhur reagimi i Kvaras në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Napolit për eliminimin nga gara më e madhe evropiane për klube.

Shkrimi i Kvaras ka qenë emocionues, duke i drejtuar tifozëve se i do të gjithë dhe duke i premtuar se do të kthehen më të fortë.

“E kam të vështirë t’iu shoh me sytë e lotuar. Nga kjo kuptoj se nuk ia dola dot t’ju bëj të lumtur. Do të mësoj nga kjo eksperiencë që kalova”.

‘Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe ju jam absolutisht mirënjohës për mbështetjen që e ndjej çdo sekondë”.

“Ju dua të gjithëve dhe ju premtoj se do të kthehemi më të fortë! Na presin shumë ndeshje përpara, ëndrra vazhdon”, ka shkruar Khvicha Kvaratskhelia në profilin e tij në Instagram.

22-vjeçari këtë edicion në 35 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version