Site icon Telegrafi

KV Prishtina Elite klubi ideal i të rinjve dhe femrave – Kastriot Azemi ‘arkitekt’ dhe vizionar i sukseseve të mëdha

Klubi i volejbollit, Prishtina Elite, në krye me trajnerin Kastriot Azemi tash e disa vite ka filluar ta thotë fjalën e vet dhe të jetë pjesë e sukseseve të mëdha në konkurrencën e femrave.  

KV Prishtina Elite u themelua vetëm në vitin 2018, por tashmë është bërë vend i preferuar për volejbollistët e rinj, e në veçanti femrat, duke shkuar në mbi 200 lojtare.

Megjithatë, i gjithë suksesi i klubit prishtinas i ‘falet’ udhëheqësit dhe trajnerit të klubit, Kastriot Azemi, i cili është emër i njohur në sportin kosovar, e në veçanti volejbollin, ku ka përvojë shumëvjeçare.

Falë përkushtimit dhe vizionit të trajnerit Azemi, KV Prishtina Elite ka arritur shumë suksese në vitet e fundit, ku i fundit është promovimi në Superligën B me ekipin e parë.

Azemi është thellësisht i përkushtuar për të ndihmuar vajzat të zhvillojnë aftësitë e tyre, të jenë të disiplinuara dhe të kultivojnë dashurinë për sportin në përgjithësi, element ky i cili ka shumë rëndësi në shëndetin mendor dhe zhvillimin e të rinjve.

Klubi Prishtina Elite përfaqëson vërtetë një elitë të vajzave me shumë potencial për të arritur suksese ndërkombëtare në volejboll dhe i gjithë ky potencial është arritur falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të trajnerit dhe ekipit të tij së bashku me fëmijët.

Shkolla e klubit gjithashtu njihet për organizimet e ndryshme të turneve veror vendor si ‘Hyjnesha në fron’, por edhe në Shqipëri siç ishte ai i “Durrësi 2024’.

Në Prishtina Elite gjeni profesionalizmin, qasjen pedagogjike dhe raportin e shëndoshë miqësor e sportiv dhe jo më kotë moto e tyre është: “Fëmijë të shëndetshëm e të suksesshëm në sport e jetë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version