Site icon Telegrafi

Kuvendi i Prizrenit shënon Pavarësinë me seancë solemne

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të hënën ka mbajtur seancë solemne me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve, familje të dëshmorëve, shoqata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Por jo të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë qenë prezent.

“Në këtë ditë të rëndësishme historike u rikujtua me krenari sakrifica e dëshmorëve dhe e gjithë atyre që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit, përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe rezistenca e popullit të Kosovës, e cila kulmoi me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Urime përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version