Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ku në rend të ditës është edhe debati parlamentar për projektin e gazsjellësit të financuar nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së.
Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.
“Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht projektin e gazit me MCC”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovë”, përcjell Telegrafi.
Duke folur në një intervistë për Telegrafin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishte shprehur se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë.
“Projekti nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, fondet për programin e MCC-së janë alokuar deri në 200 milionë dollarë dhe janë dedikuar për sektorin e energjisë dhe duke qenë se në një studim të vitit 2016 nga vet MCC dhe Qeveria e Kosovës ka dal se energjia përbën një problem dhe një sfidë për zhvillimin e sektorit privat në vend”, kishte thënë Rizvanolli.
Ky debat ishte iniciuar nga Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës. /Telegrafi/